Padi penale për tre punonjës në USHT, kanë dëmtuar buxhetin e universitetit për pesë milionë denarë

147

Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal deri te Prokuroria Publike në Tetovë kundër R.F., shef i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT), M.V., këshilltar për Teknologjitë e Informacionit dhe Kompjuterave në USHT dhe Gj.A., bashkëpunëtor pranë USHT-së për Informacione dhe Teknologji Kompjuterike, me dyshimin e arsyeshëm se kanë kryer krim “shërbim të pakujdesshëm”, njofton Albanews24.

Sipas Policisë Financiare, R.F., M.V. dhe Gj.A kanë vepruar në mënyrë të pakujdesshme në kryerjen e detyrave të tyre, me çka kanë dëmtuar buxhetin e USHT-së me pesë milion denarë.

“M.V. dhe Gj.A më 22 dhjetor 2016, me urdhër të R.F., kanë nënshkruar dhe kanë vërtetuar pranimin, zbatimin dhe mundësimin e pagesës së një Sistemi të Integruar të Informacionit i cili më pas nuk ishte vënë aspak në funksion. Me këtë kanë shkaktuar dëme në buxhetin e USHT-së në shumën totale prej 5,009,188 denarë”, njofton Policia Financiare. /Albanews24/