Pagat maramendëse të pilotëve në Formula 1

35

“Business Book GP 2019”, një revistë e pavarur e garave të Formula 1, ka publikuar pagat e 20 pilotëve të Formula 1 që marrin pjesë në Botërorin 2019. Piloti më i paguar është britaniku i Mercedes, Luis Hamilton, me 42 milionë euro. Ajo që bie në sy është se mes tij dhe dy pilotëve më pak të paguar ka një diferencë jashtëzakonisht të madhe, prej 40 milion euro. Në vendin e dytë renditet Sebastian Fetel me Ferrarin me 35 milionë euro, ndërsa befasi është vendi i tretë në podium, k rreshtohet Daniel Rikiardo me Ren0n ose me 20 milionë euro.

Pagat e pilotët e Formula 1 në një sezon

1-Luis Hamilton, 42 milionë euro

2-Sebastian Fetel, 35 milionë euro

3-Daniel Rikiardo, 20 milionë euro

4-Maks Verstapen, 12 milionë euro

5-Niko Hulkenberg, 8 milionë euro

6-Valteri Botas, 8 milionë euro

7-Kimi Raikonen, 6 milionë euro

8-Serhio Perez, 4 milionë euro

9-Karlos Sainz, 4 milionë euro

10-Sharll Leklerk, 3 milionë euro