Pajaziti: 5.5 milionë euro për shkollën në Kapishtec të Shkupit, shkolla shqipe sikur stalla!

80

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes BESA, Binas Pajaziti ka komentuar dhe ka krahasuar ndërtimin e shkollave në Maqedoni, ato në venbanimet e banuara me shumicë maqedonase dhe tek vendbanimet shqiptare. “Injoranca është ulur këmbëkryq mbi çatinë e arsimit shqip. 5.5 milion euro për një shkollë të re në Kapishtec të Shkupit, ndërsa nxënësist shqiptar vazhdojnë të mos kenë klasa, mësues dhe arsimtar për tu dhënë mësim. Vazhdojnë të mësojnë nëpër klasa të improvizuara, nëpër shtalla dhe objekte të demoluara. Ky është “arsim për të gjith”, që duhet të dalë nga koncepti i Qeverisë aktuale “Jetë për të gjithë”!Ky është zhvillimi i Arsimit që përpiqet ta promovojë ministri i BDI-së Arbër Ademi, por që në fakt promovon arsimin me standarde të dyfishta: Luks dhe objekte të reja tek vendbaninet maqedonase!, Mjerim dhe arsim si në Afrikë tek nxënësit shqiptarë!”, theksoi Pajaziti.Sipas tij, madje edhe “suksesi i arritur me Ligjin e ri për arsim fillor dhe të mesëm” ku nuk lejohet që një klasë të ketë më shumë se 30 nxënës, vetëm tek paralelet shqiptare, ka klasa me mbi 38-40 nxënës!
“Kjo dëshmon dy çështje: Se ministrat e BDI vazhdojnë të jenë kukulla të pushtetit të LSDM ashtu siç ishin në atë të VMRO dhe se Se politikat e LSDM nuk ndryshojnë aspak nga ato të VMRO në raport me shqiptarët! Madje kjo do dëshmohet, sapo të fillojë vjeshta, shirat dhe moti i lig, ku në shkollat fillore dhe të mesme do fillojnë të pikojnë çatitë, të mungojë ngrohja dhe shumë kushte të tjera elementare!Mjafton që BDI të ketë ministra dhe ata të voziten me vetura luksoze, të hanë e të pijnë nga xhepi i qytetarëve, ndoshta jo si në Sushiko, por me mish kali sigurt”, nënvizoi Pajaziti. (INA)

Loading...