Palestinezët të gatshëm për negociata të drejtpërdrejta me Izraelin

31

Palestinezët janë të gatshëm t’i rifillojnë negociatat e drejtpërdrejta me Izraelin për ndryshime të vogla të kufirit, thuhet në dokumentin e djeshëm të paraqitur deri tek katër ndërmjetësuesit e paqes në Lindjen e Mesme (BE, KB, Rusi dhe SHBA).

“Askush nuk ka aq interes sa palestinezët për të arritur marrëveshje paqeje dhe askush nuk mund të humbasë aq sa palestinezët për shkak të mungesës së paqes. Ne jemi të gatshëm ta kemi shtetin tonë me numër të kufizuar armësh dhe polici të fortë që ruan rendin dhe paqen. Ne jemi të gatshëm të pranojmë praninë e palës së tretë në bazë të mandatit (të KB-së) që do të sigurojë përmbushjen e marrëveshjes së paqes për sigurinë dhe kufijtë”, thotë Administrata palestineze, duke aluduar në NATO si “forcë kryesore ndërkombëtare”.

MARKETING 420 x 60

Në dokument gjithashtu propozohet “ndryshime të vogla në kufi”, të cilat do të bien dakord reciprokisht dhe do të bazohen në kufirin e 4 qershorit të vitit 1967, kur filloi pushtimi i Bregut Perëndimor.

Kryeministri palestinez Muhamed Shtejeh zbuloi planin palestinez në fillim të këtij muaji, por nuk dha detaje. Plani është në përgjigje për administratën e presidentit amerikan Donald Tramp, i cili parashikon aneksimin izraelit të pjesëve të Bregut Perëndimor dhe krijimin e shtetit palestinez të demilitarizuar në pjesën tjetër të territorit.

Plani i Trampit parasheh që Jerusalemi Lindor të mos jetë kryeqyteti i shtetit të ardhshëm palestinez, ndërsa palestinezët në këtë insistojnë.

Nëse Izraeli deklaron aneksimin e ndonjë pjese të territorit palestinez, kjo do të nënkuptonte anulimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, thuhet në dokument.

Izraeli planifikon të aneksojë Luginën strategjike Jordan dhe të gjitha vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor, ose rreth 30 për qind të territorit palestinez të vitit 1967. Në Bregun Perëndimor jetojnë 2,8 milionë palestinezë dhe numri i ardhacakëve hebrenj në dekadën e kaluar është rritur me 40 për qind në më shumë se 450.000 persona./MIA