Kjo vilë gjendet afër Ulqiinit të vjetër dhe është një ndër villat më të shtrenjta në qytetin bregdetar.
Sipas informatave nga turistët që çdo vit e vizitojnë plazhin afër vilës, thuhet se se ai këtë vilë e ka të shkruar në emrin e vëllaut të tij.
Vendasit thonë se rusi vjen çdo vit në këtë me jahtin e tij.
Siguria në këtë vilë është shu8më e madhe dhe mund të shihet vetëm nga deti. Muret e larta ia pamundësojnë çdokujt qasjen në këtë vilë. Gjithashtu Abramovich e ka blerë edhe plazhin privat me emrin “Kristal” që ndodhet afër vilës. Kjo plazhë mund të shfrytëzohet kur rusi nuk është në vilë në të kundërt kur Abramovich viziton vilën e tij siguria rritet dhe as rrugët detare që janë afër nuk mund të afrohen shumë.
Roman Abramovich është një miliarder që pasurinë e tij e ka bërë me anë të shitjes së pasurive natyrore si gazi. Ai në vitin 2003 ka blerë klubin e Chelsea dhe që atëherë klubi ka pasur suksese të jashtëzakonshme falë investimeve të mëdha të tij.
Këto suksese kulminuan në vitin 2011 kur klubi nga Londra fitoi Ligën e Kampionëve duke mposhtur në finale klubin gjerman Bayern Munich. /Periskopi.com/