Paralajmërohet protestë pasi policia i ka rrahur tre romë në Maqedoni (Video)

89

Videoja në rrjetet sociale në të cilën shihen se si disa zyrtarë policorë ushtrojnë dhunë ndaj një personit i cili është shtrirë në rrugë, dje shkaktoi reagime të mëdha në opinion. Më vonë pas publikimit të një bisede me një përfaqësues të organizatës joqeveritare “Avaja”, opinioni mësoi se nuk ka qenë i sulmuar fizikisht vetëm një person. Për incidentin kanë folur tre qytetarë, të cilët janë identifikuar dhe kanë sqaruar se në incidentit në Manastir para dy ditëve i ka paraprirë një aksidenti në komunikacion që ata e kanë shkaktuar.

Ashtu siç kanë shpjeguar ata, kanë qenë duke u kthyer prej një ditëlindjeje, kanë qenë të dehur dhe me automjet e kanë goditur një shtyllë elektrike. Por, në vend që t’u jepet ndihmë, nga zyrtarët policorë të cilat kanë arritur në vendin e ngjarjes, ata kanë qenë të sulmuar fizikisht. Thonë se rrahja dhe sjellja ofenduese ndaj tyre ka vazhduar edhe në stacionin policor, ku janë mbajtur deri në ora 5 të mëngjesit.

“Kërkova ujë, nuk më dhanë. Bënin shaka me ne”, dëshmoi njëri prej personave. Kanë marrë incizime rentgen dhe shënime për lëndimet, por jo edhe llogari fiskale.

Njëri prej të lënduarve ka deklaruar se është me diabet dhe se ka 9 stente dhe se opinioni patjetër ta dijë se çfarë stresi kanë përjetuar, që të mos i ndodh e njëjta dikujt tjetër.

Video nga incidenti

Nga organizata “Avaja” kanë paralajmëruar se do të organizojnë protestë për brutalitetin policor dhe e ftuan komunitetin rom dhe organizatat joqeveritare t’u bashkëngjiten me qëllim që këto raste të mos përsëriten.

Nga MPB që dje deklaruan se Kontrolli i Brendshëm do të konstatojë se çfarë ka ndodhur.

“Në lidhje me video-materialin që u publikua në rrjetet sociale, a në të cilën shihet veprim i paligjshëm dhe joprofesional të zyrtarëve policorë, ju njoftojmë se Sektori i Kontrollit të Brendshëm, tanimë e kanë konstatuar incidentin e pjesëmarrësve në ngjarje dhe po marrin aktivitete për pastrimin e plotë të rastit”, thonë nga MPB.

Kryeministri Zoran Zaev përmes një postimi në rrjetin social “Facebok” e ka dënuar aktin e dhunshëm të pjesëtarëve të policëve kundrejt disa personave të komunitetit rom. Zaev shtoi se menjëherë pas zbardhjes së rrethanave, pret që këta police të bartin përgjegjësi të caktuar si dhe dënim të merituar nga ana e institucioneve përkatëse.

“Brutaliteti nga ana e pjesëtarëve të policisë kundër qytetarëve Rom, të cilën e pamë dje në një video në rrjetet sociale, është për dënimin më të ashpër. Ajo sjellje është e turpshme për vetë policët dhe e meriton dënimin i cili tanimë është duke ndodhur nga qytetarët. Është për tu përshëndetur që Njësiti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale standarde profesionale të Ministrisë për punë të brendshme e gjeti identitetin e pjesëmarrësve në këtë ngjarje, dhe pres që sa më shpejtë, pas vërtetimit të rrethanave të pasoje përgjegjësi dhe dënim i caktuar për të gjithë të involvuarit në ngjarjen. Kemi investuar shumë në ndryshimin e figurës së policëve të mëhershëm dhe nuk do të lejojmë, që raste të tilla të izoluara, të kalojnë pa përgjegjësi dhe dënim të caktuar”, tha Zaev.

Për rastin ka reaguar edhe Komiteti i Helsinkit, i cili e ka dënuar ashpër sjelljen e policëve.

“Me ankesë do të kërkojmë që të shqyrtohen të gjitha rrethanat, të mblidhen prova dhe të ngritët procedurë përpara Gjykatës me qëllim të konstatimit të përgjegjësisë penale. Plotësisht, nga Sektori i Kontrollit të Brendshëm do të kërkojmë përgjegjësi më të ashpër disiplinore për policët e përfshirë dhe ngritje të procedurës penale”,  theksojnë nga KH.