Partia e presidentit Zelensky fiton zgjedhjet parlamentare në Ukrainë

35

Partia e presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelensky, ka fituar shumicën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke shënuar kështu konsolidimin e fuqisë së tij politike.

Sondazhet tregojnë se partia “Shërbyes i Popullit” do të ketë shumicën në parlament, por do të ketë nevojë për një partner koalicioni, për të formuar qeverinë.

Zelensky është zotuar të zbatojë reforma dhe të luftojë korrupsionin.

Duke folur jashtë një qendre votimi, pas hedhjes së votimit në Kiev të dielën, zoti Zelensky i tha BBC-së se zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin “ndoshta më të rëndësishme se zgjedhjet presidenciale”.

Presidenti i ri i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare gjatë ceremonisë së inaugurimit të tij, në muajin maj./rel/