Pas konsultimeve me Kasamin, Zaev mbledh partnerët e koalicionit, ja data e zgjedhjeve

175

LSDM dhe Lëvizja BESA bashkë me partnerët tjerë të koalicionit “Mundemi” kanë dal me një datë se kur duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas këtij koalicioni, mesi i qershorit, gjegjësisht 14 qershori është data më e preferuar për mbajtjen e zgjedhjeve, të cilat ishin caktuar për 12 prill, por u shtyen për shkak të pandemisë me koronavirusin.

MARKETING 420 x 60

“Të shfrytëzohet momenti i dobësimit të koronavirusit dhe të shkohet në zgjedhje nga mesi i qershorit, më saktë më 14 qershor, është qëndrimi i përbashkët i koalicionit “Mundemi” që u formua në mbledhjen e sotme të kryetarëve të partive nga koalicioni në selinë e LSDM-së, i cili do të prezantohet në takimin e liderëve të martën te presidenti Stevo Pendarovski”, bën të ditur ky koalicion.

Sipas tyre, shtetit i duhen zgjedhje posa të krijohen kushtet për mbajtjen e tyre. “Nëse infeksioni vazhdon të bie, kjo më së miri është në aspektin shëndetësor dhe ekonomik. Është mirë të mbahen në kushte të tilla të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve, veçanërisht pasi që në vjeshtë pritet pik i ri. Kjo do t’i jepte shtetit mundësinë që të përgatitet më mirë për valën e re me Kuvend dhe institucione funksionale”, theksoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Sipas tij, kriza e koronavirusit ka lënë pasoja të rënda për ekonominë dhe për këtë arsye, siç tha ai, Kuvend dhe Qeveri me legjitimitet të plotë janë të nevojshme në mënyrë që ato t’i ndërmarrin hapat e duhur për ta kapërcyer atë.(INA)