Pas Ministrisë së Ekonomisë, edhe doganat shfajësohen për duhanin

35

Pasi që dje Ministria e Ekonomisë tha se nuk është kompetente për dhënien e lejeve për import të duhanit, sot edhe Drejtoria e Doganave hoqi përgjegjësinë nga dera e tyre. Ndonëse, nga Policia Financiare në ditën e aksionit kur u konfiskuan 12 tonelatë duhan në Luboten, u tha se nëpër këto institucione dyshohen funksionarë të përfshirë në rrjetin e kontrabandës për hir të hetimit, ende nuk shpalosin detaje.

Drejtoria e Doganave

“Drejtoria e doganave nuk jep leje për importin e duhanit, por bëjmë kontrollin e sasisë, shpërndarjen e drejtë të tarifave të mallrave që janë importuar, përfshirë edhe mallrat për të cilat jepet leje, miratim ose certifikatë tjetër nga institucionet kompetente. Në rastin me duhanin, kontrolli bëhet nga institucionet e angazhuara për këtë gjë, të parapara me ligjin për duhan dhe prodhimet e tij.”

Përveç krimit financiar dhe mashtrimeve doganore, për veprën keqpërdorim të detyrës zyrtare hetohen edhe pistat se duhani i kontrabanduar dyshohet se nuk është futur vetëm përmes brezit të gjelbër kufitar, por edhe pemës pikave doganore. Policia Financiare tek sot ka dorëzuar kërkesën te Inspektorati Shtetërorë i Bujqësisë për ekspertizë të duhanit të konfiskuar javës së kaluar në Luboten. Drejtori i këtij inspektorati, Bllagoja Indov tha se ky inspektorat është kompetent për verifikimin e llojit të duhanit dhe dhënies së licencave për blerje dhe kultivim të duhanit. Kreu i Inspektoratit bujqësorë pas takimit të zhvilluar sot në Drejtorinë e Doganave, tha se me ligjin e ri për duhanin të sjell më 21 Maj të këtij viti duhet të evitohen lëshimet e sistemit për të mos lejuar një kontrabandim me përmasa të tonelatave si në rastin e Lubotenit.

Duhet të bëhen më shumë kontrolle, të caktohen firmat që mund të importojnë duhan që të mos mundet secili të sjell duhan nga jashtë shtetit, por me leje të posaçme, dhe të dihet se ku përfundon duhani pasi të importohet. Kompetent është Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë që jep leje, por fillimisht duhet të regjistrohen firmat për blerje të duhanit, ku aktualisht ka 10 të tilla- deklaroi Bllagoja Indov, Drejtor i Inspektoratit Shtetëror i Bujqësisë.

Nga Prokuroria Publike thonë se janë në komunikim të vazhdueshëm me Policinë Financiare për ecurinë e hetimit, por deri më tani nuk ka asnjë kallëzim penal për të dyshuarit e përfshirë në kontrabandë. Disa ditë pasi që u bastisën personat e dyshuar fizik në 13 lokacione të Shkupit, Policia Financiare bastisi edhe 4 kompani, Kontraktor Trejd, Need for Speed, Urban Logistik, LRB Fresh dhe Urban Trans, të cilat dyshohen se kanë importuar duhanin e llojit Virxhinia ilegalisht në tregun e vendit./am/