Fshesa e Zaevit është zgjeruar edhe në partitë tjera shqiptare, pas RDK-së Veselit si duket edhe Alternativa e Gashit do të mbetet pa disa drejtori kyçe në kuadër të qeverisë.
Afrim Gashi në një Intervistë për Alsat M tha se shqyrton mundësinë për dalje nga qeveria.
Nuk dihet nëse saktësisht Zaev e ka paralajmëruar Gashin që ai më nuk ka vend në kabinetin qeveritar apo deklarata e Gashit ka të bëjë më injorimin e Zaevit ndaj kësaj partie.
A ranë në grackat e LSDM-së shqiptarët, ku Zaev me ekipin e tij i kanë keqpërdorur si numra ASH-në e Selës, RDK-në e Memedit dhe së fundmi edhe Alternativën e Gashit, kjo do të shihet në periudhën e ardhëshme.
Përndryshe i pari që u largua nga shumica parlamentare, madje duke dorzuar edhe mandatin e deputetit ishte kryetari i RDK-së, Vesel Memedi.