Pendarovski: Askush nuk mund ta zgjidh për një mandat qeverisës çështjen me ajrin e ndotur

8

Kryetari Stevo Pendarovski pas takimit të Këshillit për Siguri tha se është realizuar ideja kryesore e që është krijimi i vetëdijes për siguri ekologjike dhe se asnjëherë deri tani nuk është biseduar politikisht për këtë problem

“Qytetarët përmes organizatave joqeveritare kishin mundësi të kërkojnë llogaridhënie nga ata që paguhen për këtë, të thonë se çfarë mendojnë për masat e deritashme dhe të sugjerojnë se çfarë duhet të ndërmerret më tej”, tha Pendarovski.

Në konferencë për shtyp në Vodno, Pendarovski theksoi se për këtë temë është biseduar më shumë se dy orë e gjysmë dhe se dialogu ka qenë konstruktiv.

“Problemet në pjesën e mbrojtjes së mjedisit jetësor duhet të zgjidhen më mirë dhe në mënyrë sistematike. Askush nuk mund t’i zgjidh për një mandat. E rëndësishme është se për herë të parë në Këshillin për Siguri thirren organizata joqeveritare dhe veprohet për sigurinë ekologjike. Ideja ime është që t’i thërras organizatat joqeveritare të kësaj fushe që t’i ballafaqojnë argumentet e tyre me institucionet kompetente për mbrojtjes të mjedisit”, tha Pendarovski.

Ai shtoi se ai personalisht angazhohet që buxheti shtetëror të rritet për mjedisin jetësor.

“Kapitulli i 27-të do të na kushtonte mbi pesë miliardë euro. Përkrah krijimin e një fondi nacional|, tha Pendarovski.