Pendarovski: Janë përralla deklarimet se shqiptarët janë nën 20%

16

Kryetari Stevo Pendarovski në emisionin ‘200’ duke folur për regjistrimin e popullsisë tha se të drejtat në Maqedoninë e Veriut nuk duhet të varen nga numrat.

“Janë përralla deklarimet se shqiptarët janë nën 20%”, tha Pendarovski duke thënë se Maqedonia e Veriut nuk ka dy milionë banorë.

Pendarovski tha se ai do të kërkojë nga të gjithë partitë politike në pushtet dhe opozitë që edhe të mos shohin numrat 3% apo 5% por të drejtat të garantohen.

“Të drejtat duhet të garantohen pavarësisht numrit. Atëherë mund të flasim për përmirësim të gjendjes”, tha mes tjerash Pendarovski.