Pendarovski-Oda e Përmbaruesve, diskutojnë për ndryshimet për ligjin për përmbarim

9

Presidenti Stevo Pendarovski u takua me përfaqësuesit e Odës së Përmbaruesve, ndërsa në takim morri pjesë gjithashtu Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Në takim u diskutua për ndryshimet e propozuara në Ligjin për përmbarim, si dhe propozimet për një zgjidhje të veçantë ligjore për të kufizuar shumën maksimale të kamatave në lidhje me borxhin kryesorë, futjen e institutit të falimentimit personal dhe për datën e skadimit të kërkesave, në veçanti futjen e afatit të vjetërsimi absolut.

Përfaqësuesit e Odës së Përmbaruesve deklaruan se janë të kënaqur me ndryshimet ligjore, të cilat parashikojnë shlyerjen e dy llojeve të borxheve, pra borxhet e qytetarëve ndaj ndërmarrjeve publike, si dhe shkrirjen e borxheve të NP ndaj autoriteteve shtetërore. Por ata theksuan se jo të gjitha ndryshimet legjislative duhet të jenë në dëm të zbatimit, si një segment i rëndësishëm i funksionimit të shtetit të së drejtës.