Pendarovski: Pa gjashtë shtetet, nuk na duhet “mini-schengeni”

41

Presidenti Stevo Pendarovski, në një intervistë për gazetën “Koha” ka folur rreth zhvillimeve në vend, si dhe iniciativën për të ashtuquajturin “mini-schengeni ballkanik”.

Pendarovski tha se është i vetmi politikan, i cili ka thënë se nëse kjo iniciativë është zëvendësim për anëtarësimin në BE, nuk do ta pranojë atë.

“në jam i vetmi nga politikanët nga Ballkani Perëndimor, ku menjëherë pas paraqitjes së iniciativës për Mini Shengenin në Novi Sad, kur u takuan presidentët e tre vendeve dhe kryeministrat – kisha rezerva dhe thashë se: “Nëse kjo është kompensim për anëtarësimin e vendit në BE, unë nuk dua ta mbështesë atë”. Ndërkaq më vonë erdhën porosi edhe nga Makroni dhe liderët tjerë evropian, praktikisht nga të gjithë se kjo nuk është kompensim për BE-në. Kjo është parapërgatitje për anëtarësim, pasi nëpërmjet iniciativave rajonale, ti përgatitesh për anëtarësim nesër dhe për bashkëpunim një organizatë të madhe. Mini Shengeni ka dobësi strukturore, probleme sistematike. Nuk mundet vetëm tre nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor të jenë brenda dhe ne të themi se kjo është iniciativë e shkëlqyeshme, ndërsa ne të gjithë jemi fqinjë. Ose të gjithë do të jenë, ose këto iniciativa – tre ndaj tre, apo katër ndaj tre, madje edhe pesë ndaj një – nuk do të ketë”.

“Sepse kjo na kthen në shekullin e XVIII, kur kishte aleanca ballkanike nën ndikimin e forcave të mëdha. Disa me një palë, e disa me një tjetër, dhe më pas ne në mes vete kacafyteshim. Ajo që është e mirë, është se iniciativa e Mini Shengenit është inicuar nga ballkanasit, nga vet ne. Nuk na ka thënë askush as nga Berlini, as nga Uashingtoni, Parisi… Megjithatë, të gjithë duhet të jenë brenda”, tha Pendarovski për gazetën “Koha”.

Ndërsa i pyetur për mosmarrjen datës për nisjen e negociatave me BE-në, Pendrovski tha se “gjithmonë kur tentoni të rinovoni një pjesë të Bashkimit Evropian në segmentet më të rëndësishme, në atë moment ju fitoni 28 mendime të ndryshme, pasi kështu është organizata”.