Për ta ruajtur distancën fizike, burri në New York vishet sikur të jetë një mi gjigant

60

Një burrë që udhëton në metronë e Nju Jorkut i veshur si një mi gjigant thotë se kostumi i tij i çuditshëm “e bën të lehtë praktikimin e distancimit shoqëror”.

Jonothon Lyons ulet në ulëset e trenit duke veshur kostumin e çuditshme si pjesë e punës së tij si artist, transmeton Telegrafi.

Ai thotë se kostumi i tij është ideal për të qëndruar i sigurt dhe larg personave sepse mund të infektohem shumë lehtë.

“Unë nuk duhet të shqetësohem nëse njerëzit qëndrojnë 6 metra larg meje”.

Jonathon tregon se ai mban një maskë kirurgjikale për fytyrën nën “fytyrën” e tij të miut.