Vendimet e gjykatës së Strasburgut kundër shtetit mund të jenë pjesë e një metodologjie për pastrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë. Qeveria do t’i analizojë vendimet e gjykatës së të drejtave të njeriut, të cilat identifikojnë elemente të gjykimeve jokorrekte, ose shkelje të të drejtave të njeriut të të pandehurve para gjykatave vendase. Sidoqoftë, megjithëse qeveria njofton se ky segment do të jetë pjesë e pastrimit të shumëpritur, topin për shkarkime të mundshme e hedh te institucionet kompetente.
QEVERIA
“Përcaktimi i përgjegjësisë për punën e gjykatësve, ose prokurorëve është përgjegjësi e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik. Çdo gjykim në Strasburg duhet të analizohet dhe vlerësohet nëse është fjala për punë joprofesionale dhe të pandërgjegjshme, apo shkelja është rezultat i legjislacionit të brendshëm të paharmonizuar, për të cilin gjykatësi nuk mund të fajësohet për zbatimin e ligjeve vendore. Gjithashtu, si pjesë e trajnimit të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë publik, gjykatësit dhe prokurorët e ardhshëm trajnohen dhe e mësojnë praktikën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut “.
Këshilli i Gjykatësve dhe Prokurorëve shkarkojnë gjykatës dhe prokurorë
Edhe pas vendimit të Gjykatës në Strasburg, gjykatësi mund të mos jetë fajtor
Qeveria për përgjegjësinë e gjykatësve pas rasteve të humbura në Strasburg, thirret në Komisionin e Venecias, i cili ka deklaruar se baza për shkarkimin e një gjykatësi nuk mund të jetë një vendim i Gjykatës së Strasburgut, dhe se kjo praktikë është përdorur për të qëruar hesapet me kundërshtarët në të kaluarën. Qytetarët paguajnë mijëra euro në vit për procedura dhe gjykime jokorrekte para gjykatave vendase. Vetëm në vitin 2019, shteti pagoi mbi 260 mijë euro në bazë të ankesave, në vitin 2018 mbi 120 mijë euro, dhe në 2017, 87 mijë euro, ose një total prej gati gjysmë milioni euro për tre vitet e fundit. Shtatë vjet më parë, në bazë të një procedure jokorrekte, qytetarët paguanin kompensim prej mbi 350 mijë eurosh. /Alsat M/