Përfitimet shëndetësore të pijeve të nxehta

14

Njeriu mund të bëjë jetë të gjatë e të shëndetshme përmes disa ndryshimeve të thjeshta në stil të jetesës.

Përveç ushqimit të shëndetshëm, edhe ushtrimet e rregullta fizike, gjumi i mjaftueshëm, shmangia nga alkooli dhe mos pirja e duhanit janë të rëndësishme, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për ushqimet dhe pijet që duhet konsumuar për të jetuar më gjatë, duket se edhe një përbërës që gjendet në verë të nxehtë sjell shumë përfitime.

Kanella

Edhe kanella është dëshmuar se e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke e ulur nivelin e kolesterolit.

Xhenxhefili

Xhenxhefil po ashtu është përbërës i cili sjell shumë përfitime shëndetësore, në mesin e tyre edhe uljen e nivelit të kolesterolit.

Karafili

Përbërësit që gjenden në karafil ndihmojnë ta mbajnë në kontroll nivelin e sheqerit në gjak.

Arrëmyshku

Studimet kanë treguar se dozat e larta të arrëmyshkut i zvogëlojnë faktorët e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, siç është kolesteroli i lartë dhe nivelet e larta të triglicerideve.