Përfundon afati për aplikim për subvencionet bujqësore

18

Në orën 00:00 përfundon afati për shtrimin e kërkesës për subvencione për prodhimtarinë e bimëve (kultura kopshtare dhe të fushës, vreshta dhe pemishte) për prodhimtarinë blegtorale (rritësit e gjedheve, deleve, dhive, bletëve, derrave) si edhe për kafshët e therura në thertore nga Programi i sivjetmë për mbështetje të drejtpërdrejtë.

Deri dje paradite, siç kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave gjithsej 60.350 bujq kanë shtruar kërkesa për subvencione.

MARKETING 420 x 60

MBPEU njëherësh bën apel që bujqit ta ruajnë afatin për shtrimin e kërkesës që të vazhdojë procedura për përpunimin e vendimeve për pagesën e subvencioneve.

Sipas informacioneve të njësive rajonale, pritet deri në fund të afatit sonte numri i aplikuesve të rritet.

“Të gjithë bujqit të cilët dëshirojnë t’i shtrojnë kërkesat e tyre mund ta bëjnë këtë në mënyrë të pavarur, në mënyrë elektronike përmes regjistrimit në sistemin e ueb faqes së Agjencisë për mbështetje financiare në zhvillimin bujqësor dhe rural www.ipardpa.gov.mk, deri më sot (e premte) deri në orën 00:00”, thonë nga Ministria.

Ata bujq të cilët nuk munden në mënyrë elektronike të shtrojnë kërkesa ose kanë nevojë për ndihmë, mund të drejtohen në njësitë rajonale të Ministrisë.