Përgjimi i Zaev-it: Thaçi e Vuçiqi negociuan për ndryshim kufijsh

48

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev ka rënë pre e disa satiristëve rus që kanë kanë inçizuar dhe publikuar një bisedë telefonike me të. Në këtë bisedë ai zbulon detaje lidhur me idenë e shkëmbimit të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Zoran Zaev, duke menduar se po flet me ish-Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, foli lidhur me bisedat sekrete në mes të Presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Ai po ashtu foli lidhur me ndikimin e Rusisë në Ballkan dhe implikimet e këtij ndikimi gjerësisht në Europë.

Poroshenko ka qenë President i Ukrainës nga viti 2014 deri në vitin 2019 dhe humbi zgjedhjet karshi aktorit dhe humoristit Volodymyr Zelensky këtë vit.

Zaev e quajti idenë e shkëmbimit të territoreve, një rrezik të drejtpërdrejt për rajonin. Sipas tij ideja po mbështetet edhe nga Rusia.

“Presidenti i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës filluan negocimet për ndarjen e territoreve dhe ndryshimin e kufijve, por ne jemi kundër kësaj. Edhe Kancelarja [Angela Merkel] është kundër kësaj dhe po ashtu i gjithë regjioni është kundër, sepse mendojmë që është një qëllim i fshehtë i Rusisë për t’i përdorur ata si një pretekst ndërkombëtar”, tha Zaev.

Zaevi foli lidhur me planin konkret të presidentëve serb e kosovar për ndryshimin e kufijve.

“10 komuna në veri të Kosovës do t’i ipen Serbisë dhe disa komuna në jug të Serbisë do t’i ipen Kosovës”, tha Zaev duke paralajmëruar rrezikun nga kjo ‘zgjidhje’.

Zaev tha se ndryshimi i kufijve është ‘i pamundur’ sepse edhe nëse kufijtë rishkruhen, shqiptarë e serbë do të vazhdonin të jetonin nëpër të dy vendet dhe kjo do të ‘prodhonte luftë’.

Biseda telefonike mes Zaevit dhe satiristëve u realizua në gusht të vitit 2018 por nuk u publikua deri të martën.

Në gusht të vitit 2018, Presidenti i Kosovës i kishte bërë publike diskutimet e tij për ndërrime territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, të cilës ide ai iu referua si ‘korrigjim i kufijve’.

Në një bisedë tjetër, satiristët kërkuan nga Kryeministri maqedon që ti vë në kontakt me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Do t’ua dërgoj numrin e tij të telefonit nëpërmjet Whatsapp-it, sepse ai ka qasje në Whatsapp”, tha Zaev.

Zaev e konfirmoi të martën që ishte i mashtruar dhe kërkoi falje, mirëpo refuzoi idenë që të japë dorëheqje për shkak të kësaj. Dorëheqjen e tij e kërkoi partia opozitare VMRO-DPMNE

Në këtë bisedë, kryeministri foli edhe lidhur me referendumin për mosmarrëveshjen afatgjate lidhur me emrin e shtetit të tij me Greqinë dhe pranimin e Maqedonisë Veriore në Bashkimin Europian.

Ai foli edhe për çështje historike e të tjera.

Zaev plas “Bomben”: Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Argati in chef sherbetore te Vuçiç dhe te Putin per coptimin e Kosoves dhe krijimin e Serbise se Madhe! Lexoni artikullin qe paraqet biseden telefonike me persona te shtire si presidenti i Ukraines, ne te cilen kryeministri Zaev bene denoncimin e tradhtareve te Kombit, te cilet per prapanicen e tyre shesin çdo gje! sbVIDEO/ Zaev bie në përgjim; Rama, Vuçiç, Putin, Erdogan plan për ndarjen e KosovësKryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev zbardh planin sekret për ndryshimin e kufijve të Kosovës duke thënë se mbrapa këtyre qëllimeve qëndrojnë interesat e Rusisë dhe Turqisë.Zaev ka rënë pre e dyshes gazmorëve ruse Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov të cilët duke përdorur identitete të rreme liderësh shtetesh telefonojnë personalitete të ndryshme dhe zhvillojnë me ta biseda të gjata.Në një telefonatë që është publikuar një ditë më parë në faqjen e tyre në You Tube, duke u shtirur si ish presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, ata i kanë telefonuar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.Në bisedë e sipër Zaev duke menduar se po fliste me Poroshenkon, ka deklaruar se për idenë e ndryshimit të kufijve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë rënë dakord, por kjo mund të shkaktojë një luftë të re në Ballkan dhe se kancelarja Merkel është totalisht kundër idesë.Më poshtë biseda e zbardhur në shqip:Zaev: AloPoroshenko (i rremë): Alo, përshëndetje zoti Kryeministër jam shumë i lumtur që ju dëgjojZaev: Është kënaqësia ime, Zorani po ju flet! Zoti President ju jeni?Poroshenko: Po unë jam, shpresoj që koha të jetë e mirë në Maqedoni…Zaev: Po e mirë, është verë si është koha në Ukrainë? Unë dua të ndaj një shqetësim që kam për diçka që po ndodh këtu në rajonin tonë, ku Presidenti i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës, kanë nisur disa negociata për ndarjen e territoreve dhe ndryshimin e kufijve. Ne jemi shumë kundër kësaj, kancerlarja Merkles është shumë kundër kësaj, i gjithë rajoni është kundër sepse ne kemi frikë se ka disa qëllime të fshehura të Rusisë për të përdorur këtë si një praktikë ndërkombëtare. Unë dua që tju vë në dijeni juve që të jeni të fokusuar, sepse unë dje kam folur me kancelaren Merkel për këtë ne kemi patu gjysëm orë bisede telefonike për këtë cështje sepse unë e shikoj që dikush kërkon ta përdorë këtë fenomen si një praktikë të re ndërkombëtare për të ndryshuar kufijtë dhe që janë vende që kanë plane të lidhura në këtë drejtim siç është rasti i Turqisë me Qipron apo si Rusia me Abkazinë dhe Ukrainën. Unë jam shumë i shqetësuar se këtoj lloj hapash do të përbëjnë një dëm të madh si rajonit tuaj ashtu edhe tonit. Ne jemi komplet kundër këtij modeli dhe ne do të bëjmë gjithëcka. Ne kemi informuar forcat politike amerikane. Madje unë kam informur edhe vetë Zv/ Presidentin Pence dhe shefin e Departamentit Amerikan Z. Pompeo. Por ne kemi kërkuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian dhe sidomos zonjës Mogherini që të ndalojë këtë lloj aktiviteti sepse do ti shkakojë një dëm të madh Ballkanit.Poroshenko i rremë: Po çfarë ka bërë Rusia në këtë drejtim? Zaev: Serbia është shumë e lidhur me Rusinë, normal që ata e kanë atë lloj raporti. Por për momentin problemi është me Kosovën. Mbase ju e dini këtë çështje. Zgjidhja që po diskutojnë është që 10 komuna në pjesën veriore të Kosovës ti jepen Serbisë, dhe disa komuna në jug të Serbisë ti jepen Kosovës. Ky është ndryshim kufijsh dhe nuk është i mundur sepse përtej vijave të reja kufitare sërish ka andej e këtij kufirit si serbë edhe kosovarë dhe kjo vetëm se do të prodhonte luftëra. Ballkani do të ishte sërish një fuçi baruti. Por përtej kësaj. Unë kam parë aktivitet të mundëshëm, ndoshta unë jam gabim por ne duhet të jemi të fokusuar sepse disa forcat në Rusi dhe por edhe Turqia kërkojnë ta përdorin këtë si një praktikë të re ndërkombëtare, Rusia për Abkazinë dhe Turqia për Qipron dhe problemet që kanë me Greqinë.

Posted by Sali Berisha on Tuesday, 9 July 2019