Saturday, April 16, 2022
Ballina Politikë Maqedoni Përmbaruesit në Maqedoninë e Veriut kundërshtojnë uljen e tarifave për kompensime

Përmbaruesit në Maqedoninë e Veriut kundërshtojnë uljen e tarifave për kompensime

10

Nëpërmjet Odës së Përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut (OPRMV), përmbaruesit, të cilët janë në shënjestër të kritikave të shumëta janë ankuar se nuk fitojnë aq sa duhet.

Përmes odës, kanë shprehur papajtueshmërinë e tyre për uljen e propozuar të tarifave të kompensimit të cilin e marrin.

Ata janë shprehur kundër uljes së tarifave për shpërblime dhe kompensime në harxhimet tjera të punës së përmbaruesve, duke kundërshtuar uljen e sërishme të tarifave edhe në këtë vit.

Njiherit, Oda mbetet e hapur për bashkëpunim për zgjidhjen e të gjitha kontesteve dhe çështjeve të hapura në lidhje me sistemin e përmbaruesve.