Përsëri arrestime të të rinjëve të BESËS

12

Pas aksionit të Forumit Rinor të Lëvizjes BESA, përballë Komunës së Tetovës, për qent endacak, është thirrur në polici Kryetari i Forumit, Liridon Useini. Për Lëvizjen BESA, ende është e pa kuptimtë thirrja nga policia rreth aksionit të sotëm, ku i cili është realizuar konformë gjitha dispozitave ligjore. Policia e Tetovës, në vend që ta shoqëroi Teuta Arifin, e cila nuk merr asnjë masë kundër qenve endacak që vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve, por ata në stilin e vjetër komunist përndjekin dhe shoqërojnë, aktivistë dhe rinistë që ngrisin zërin në interes të qytetarëve!