Pikëpagesat rrugore kanë humbur 10 milionë euro

10

Miliona euro më pak janë grumbulluar te pikëpagesat rrugore gjatë vitit 2020, njoftojnë për gazetën Lajm nga Agjencia për Rrugë Shtetërore. Sipas tyre, rënia e madhe është shënuar që nga fillimi i pandemisë, kur për shkak të orës policore ka rënë dukshëm numri i veturave që kanë lëvizur nëpër autostrada.
Nga kjo Agjenci për mediumet maqedonase kanë precizuar se humbja gjatë kohës së pandemisë është afër 10 milionë euro.
Mirëpo, edhe përkundër kësaj rënie, Agjencia për Rrugë Shtetëror mbetet kompania më profitabile në pronësi shtetërore në Maqedoninë e Veriut, me 47 milionë euro profit të realizuar vjetor.