Saturday, April 16, 2022
Ballina Botë Piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente në Australi pasi dilte tym nga...

Piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente në Australi pasi dilte tym nga kabina, pasagjerët detyrohen të evakuohen nga dera emergjente

28

Pasagjerët e aeroplanit të aviokompanisë “Qantas” që po udhëtonin nga Sydney për në Perth, janë evakuuar nga aeroplani Airbus A330, pasi piloti është detyruar të bëjë ulje emergjente për shkak të tymit që ishte shfaqur në kabinë.

Zyrtarë të aviokompanisë kanë bërë të ditur se aeroplani ishte kthyer shpejtë pasi ishte ngritur në ajër, sepse kishte probleme hidraulike.

“Kur aeroplani është kthyer, kapiteni vendosi t’i evakuoj pasagjerët duke ua hapur derën emergjente, nga e cila doli një lloj gome mbi të cilën rrëshqitën”, thuhet në komunikatën e kompanisë.

Deri më tani nuk dihet numri i saktë i pasagjerëve që ishin brenda aeroplanit, si dhe shkaqet që quan në këtë defekt teknik që shkaktoi tym brenda kabinës.