Pllamenka Bojçeva është emëruar drejtoreshë e Agjencisë për Qasje të Lirë deri tek Informatat me Karakter Publik

10
So much for a paperless system....

Pllamenka Bojçeva është emëruar drejtoreshë e Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë deri tek Informatat me Karakter Publik, ndërkaq zëvendës i saj është emëruar Blerim Iseni. Bojçeva dhe Iseni janë votuar në kuadër të seancës së 126 të seancës kuvendore me 55 vota “për”, 10 “kundër” dhe asnjë të përmbajtur.

Me 58 vota “për”, pa të përmbajtur dhe pas asnjë votë kundër, Imer Aliu është zgjedhur drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e të Dhënave personale. Për zëvendës të tij është zgjedhur Igor Kuzevski me 59 vota “për”, 12 “kundër” dhe pa asnjë të përmbajtur.

Agim Rushiti, profesor i çrregullt në Fakultetin Pedagogjik të Shkupit, është emëruar për drejtor të Agjencisë për Kualitet në Arsim të Lartë.

Fondacioni “Metamorfozis” është përkushtuar që urgjentisht të zgjidhet problemi me mungesën e udhëheqësve në institucionet që i mbrojnë të drejtat e njeriut, ndërkaq të cilat gjatë kohë kanë funksionuar në mungesë të krerëve të tyre.

Konkretisht, me mosemërimin e Agjencisë për Qasje të Lirë deri tek Informatat me Karakter Publik, institucionet kanë ngecur në lidhje me dhënien e informatave sipas Ligjit për Qasje të Lirë deri tek Informatat me Karakter Publik. Ata nuk u përgjigjen kërkesave, kështu që në gjysmën e dytë të vitit 2018, një e pesta e kërkesave kanë mbetur pa përgjigje.

“Ajo ka të bëjë me atë që Komisioni për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë deri tek Informatat me Karakter Publik i cili duhet që të përgjigjet ndaj ankesave, tërësisht nuk ka pasur staf dhe nuk ka funksionuar tërë vitin, me çka ka pasur ngecje në hapësirën e vendosjes për ankesat. Nuk është formuar as Agjencia për Qasje të Lirë deri tek Informatat me Karakter Publik, i cili duhet ta kontrollojë hapjen e institucioneve për qasje të lirë me karakter dhe apelon që Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime të fokusojë dhe ta formojë Agjencinë”, tha drejtoresha e Fondacionit “Shoqëri e Hapur Maqedoni”, Fani Karanfillova – Panovska në konferencën e organizuar nga Fondacioni “Metamorfozis”.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.