Po kërkohet me ngulm nga Galatasaray, Shaqiri i kthen përgjigje skuadrës turke

32

Xherdan Shaqiri nuk do të largohet nga Liverpoolit, edhe pse ofertat në drejtim të tij nuk po mungojnë.

Kampioni në fuqi i Turqisë, Galatasray është skuadra që më së shumti po insiston për afrimin e Xherdanit.

Galatasray kishte bërë ofertë në drejtim të Liverpoolit për huazimin gjashtë mujor të Shaqirit me mundësi blerje.

Mediat turke dhe ato angleze kanë raportuar se Shaqiri tanimë i ka kthyer përgjigje Galatas dhe ajo ka qenë jo.

Xherdan Shaqiri (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

28-vjeçari dëshiron qëndrimin te Liverpool së paku deri në përfundim të sezonit pasi kërkon ta fitoi titullin e Anglisë me The Reds.

Edhe trajneri Jurgen Klopp ka qenë kundër largimit të Shaqirit, pasi ka deklaruar se Xherdani do të ketë hapësira.

“Shaqiri është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne. Pjesa më e rëndësishme e sezonit është duke ardhur dhe ai do të ketë hapësira. Pas lëndimit të pësuar duhej ta merrte vetën dhe tani është gati”, ka deklaruar Klopp.

Kjo është hera e dytë që Shaqiri e refuzon kalimin te gjiganti turk, pasi Galatasaray edhe në verë kishte tentuar transferimin e tij, por që ishte refuzuar nga gjilanasi.