Policia ‘në gjah’ pas Rinisë së BESËS

418

Vazhdon përndjekja e policisë për aktivistët e Lëvizjes BESA, pas askioneve të shumta të rinisë së kësaj partie. Sot, kreu i forumit rinor të BESËS në Tetovë, Albi Qamili është thirrur në bisedë informative në stacionin policor të Tetovës, duke ia dërguar furgonin e policisë në vendbanimin e tij. Lufta speciale e pushtetit kundër aktivistëve të Lëvizjes BESA nuk ka të ndalur. Dhjetëra aktivistë janë ftuar nëpër stacionet policore, kurse për kreun e Rinisë së BESËS në Tetovë, është hera e tretë që merr thirrje për bisedë informative në stacionin policor në Tetovë. Vallë, a janë këta mekanizma të pushtetit për të ndaluar aktivitetin e pandalur të rinisë së partisë së Kasamit. Për detaje tjera, do të ju njoftojmë në vijim./Albanews24