Pompeo: E përshëndes vendimin e BE-së për nisjen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën

22

Sekretari Shtetëror i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e përshëndeti vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

“Unë e përshëndes vendimin e Këshillit Evropian që të çelë bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkruan Pompeo në rrjetin social në ‘Twitter’.

Ai thotë se SHBA-të do të mbeten partner i Maqedonisë gjatë gjithë procesit.