Porosia e fundit e Haradinajt: Tregun për njohje, e jo ndarjen e Kosovës

43

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka bërë porosinë e fundit në këtë pozitë.

Ai përmes një statusi i falënderoi të gjithë ata që e përkrahen pas vendimit të tij për dorëheqje duke thënë se nuk është ndier vetëm asnjëherë, njofton Klan Kosova.

Haradinaj tha se Kosova duhet ta ketë tregun për njohje dhe të mos pranojë ndarje e as Dodik Republikë.

“Faleminderit të gjithëve. Jeni shumë që më përkrahët këto ditë. Nuk jam ndier vetëm asnjëherë! Tregun për njohje, e jo ndarjen e Kosovës e as Dodik Republikë në Kosovë!”, shkroi ai.