Porta e Rusisë vë në rrezik kaolicionin qeverisës në Itali

27

Skandali Rusiagate, i cili hedh dyshime mbi financimin e Rusisë në fushatën elektorale të partisë Lidhja në zgjedhjet evropiane të majit 2019 ka tronditur qeverisjen e Conte, duke vënë në rrezik koaliconin qeverisës Lidhja-5 Yjet.

Prokuroria e Romës ka nisur hetimin me akuzën e korrupsionit ndërkombëtar ndaj eksponentit të Lidhjes, Gianluca Savioni, kryetar i shoqatave Lombardia-Rusia, i cili është personi i cili sipas audiove të publikuara nga Buzzfeed ka marrë pjesë në takimin e zhvilluar më 18 tetor 2018 në hotel ‘Metropol’ në Moskë, me disa shtetas rusë mjaft pranë salloneve politike të Kremlinit.

Mbi këtë event, kryeminstri Giuseppe Conte kërkon transparencë publike të liderit të Lidhjes Matteo Salvini, ndërsa aleati qeverisë 5 Yje, Luigi Di Maio, ka kërkuar një interpelancë paralamentare të zëvendëskryeministrit Matteo Salvini. Interpelancë parlamentare ka kërkuar dhe forca opozitare Partia Demokratike.

Në audiopërgjimin e Buzzfeed, juristi Gianluca Savioni shprehet se Lidhja po punon për të ndryshuar Evropën, me një qëndrim më pranë Rusisë si dhe për mundësinë e një financim rus me vlerë rreth 65 milionë euro ndaj Partisë Lidhja.

Skandali Rusiagate u thellua dhe pas publikimit të fotografive që u shfaqën si pjesë e Gianluca Savioni në shtrirjen e errët të shtatorit të 4 korrikut të vitit 2019 në Romë gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas kryeministrisë italiane, emri i tij në listën e dy të ftuarve është bërë nga këshilltari për strategjitë ndërkombëtare i Matteo Salvinit.

Ndërkohë që lideri i Lidhjes nuk i është përgjigjur thirrjeve të politikës për transparencë.

“Nuk kam asnjë shpjegim për të dhënë. Ky është i gjithi një thashethem i madh që do të shuhet po vetë. Nuk ka mungesë respekti ndaj Parlamentit, por për çfarë duhen të flas në Senat?” u shpreh Matteo Salvini.

“Kryetari i Shoqatës Lombardia-Rusia nuk ka pasur asnjë funksion të qeveritarit dhe kjo ngjarje ka dy vite më parë. Për këtë arsye, unë mendoj se po vihet në rrezik qeveria dhe koalicioni”, deklaron Matteo Salvini.

Ndërkohë që Prokuroria e Romës pritet të marrë në pyetje një person të përfshirë në audiopërgjimin e Buzzfeed, Gianluca Savioni, i akuzuar për korrupsion, i cili do të zbulojë pozicionin e tij në ngjarjet dhe lidhjet me shtetasit rusë.



/oranews/