Saturday, April 16, 2022
Ballina Kuriozitete Princi Harry dhe Meghan Markle nuk duan më të jenë anëtarë të...

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk duan më të jenë anëtarë të familjes mbretërore

46

Duka dhe Dukesha e Sussex-it, Harry dhe Meghan Markle kanë njoftuar se ata do të tërhiqen nga familja mbretërore, dhe do të ndajnë tani e tutje jetën e tyre midis Britanisë së Madhe dhe Amerikës së Veriut.

Në një deklaratë të lëshuar nga Pallati i Buckingham-it, çifti tha që ata planifikojnë të “krijojnë një rol të ri progresiv brenda këtij institucioni”, shkruan BBC.

Ata thanë se synojnë të “punojnë për t’u bërë të pavarur financiarisht”.

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Të njëjtën gjë, çifti mbretëror që tani më nuk duan të jenë të tillë, e bënë të ditur edhe përmes një postimi të gjatë në rrjetin social Instagram:

“Pas shumë muajsh reflektimi dhe diskutimesh të brendshme, ne kemi zgjedhur të bëjmë një ndryshim këtë vit duke filluar me krijimin e një roli të ri progresiv brenda këtij institucioni. Ne synojmë të tërhiqemi si anëtarë të familjes mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë të pavarur financiarisht, ndërsa vazhdojmë të mbështesim plotësisht Madhështinë e saj, Mbretëreshën. Ky ekuilibër gjeografik do të na mundësojë të rrisim djalin tonë me një vlerësim për traditën mbretërore në të cilën ai lindi, duke i siguruar familjes sonë hapësirën për t’u përqendruar në kapitullin tjetër, përfshirë këtu edhe fillimin e entitetit tonë të ri të bamirësisë”, shkruajtën Meghan dhe Harry në Instagram.