129 qytetarë në kuvend kërkojnë ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse.
Ata kërkojnë të vendoset paragrafi, në të cilin prindi mund të zgjedh vetë nëse do ta vaksinojë dhe kur do të vaksinojë fëmiun e tyre. Nismëtarja e ligjit Elena Pavlevska thotë se çdo prind duhet të dijë se prej cilit shtet vjen vaksina dhe çfarë përmban e njëjta.
“Ne nuk jemi kundër vaksinimit po e them publikisht, por vetëm duam që ajo të jetë në një formë më të butë që prindërit të janë më të sigurt se çfarë po ndodh me shëndetësinë sot. Deri tash ka qenë që vaksinimi të jetë i obligueshëm. Ne duam që prindërit vet të zgjedhin se kur do ta vaksinojnë fëmijën e tyre” theksoi Elena Pavleska, nga Iniciativa Qytetare
Për këtë nismë duhej të debatohej në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, por nuk zgjati shumë pasi munguan anëtarët e komisionit. Kryesuesi i komisionit deputeti Çedomir Sazdovski, e anuloi seancën, ndërsa tha se debati do të vazhdojnë pas rrethit të dytë të zgjedhjeve.
“Duke pasur parasysh se është periudha zgjedhore dhe duke pasur parasysh që nuk kemi kuorum, në sot nuk mund të punojmë. Për këto arsye këtë seancë do ta konsiderojmë të mbyllur. Menjëherë pasi të sigurohen kushte, e kjo do të ishte pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, respektivisht rrethit të dytë që do të mbahet më 5 maj, këtë nismë do ta vendosim në rend dite” u shpreh Çedomir Sazdovski, kryesues i komisionit
Ndryshe, për shkak të numrit të shtuar të fëmijëve të prekura me fruth, më 2 janar të këtij viti ishte shpallur epidemi në territorin e Shkupit. Sipas autoriteteve shëndetësore, arsyeja për përhapjen e sëmundjes, ka qenë numri i ulët i fëmijëve të vaksinuar, i cili arriti deri rreth 70%, kurse për ta garantuar shëndetin kolektiv, është e nevojshme të vaksinohet rreth 95% e popullsisë.
Përgatiti: Zimer Jashari