Pritje madhështor për Falkaon në Stamboll (VIDEO)

22

Radamel Falkao ka vendosur të largohet nga Monako në Francë, duke pranuar të transferohet në kampionatin turk, aty ku ka firmosur me Gallatasarajn. Sulmuesi kolumbian, ka mbërritur në Turqi, aty ku edhe është prezantuar si futbollisti më i ri i Gallatës, ndërkohë që për ta pritur, kishte më shumë se 25 mijë tifozë. Tifozët e Galatasarait ishin para aeroportit si edhe nëpër qytet duke festuar këtë transferim të madh për klubin turk që tashmë është një nga pretendentët kryesorë për të fituar titullin kampion në Turqi. Është dashur edhe ndërhyrja e forcave të rendit për të qetësuar situatën dhe për të mos lejuar tifozerinë që të afrohet më shumë me futbollistin. Tashmë, mbetet të shihet vetëm debutimi dhe ecuria e kolumbianit në kampionatin turk.