Prodhuesi më i madh në botë i avionëve njofton për “shkurtimin” e 15 mijë vendeve të punës – Airbus po përballet me krizën më të madhe ndonjëherë

43

Kompania Airbus do të “shkurtojë” rreth 15 mijë vende pune, pasi ndërmarrja po përballet me krizën më të madhe ndonjëherë.

Sipas mediave të huaja,prodhuesi më i madh në botë i avionëve, renditet në mesin e kompanive që njoftuan për këto shkurtime drastike, ndërsa ndërmarrja përpiqet t’i mbijetojë krizës së pandemisë.

MARKETING 420 x 60

Airbus me qendër në Holandë, njoftoi të martën se po zvogëlonte fuqinë e saj punëtore në të gjithë botën me 11 për qind.

Ndërkohë, në vazhdën e pandemisë së coronavirusit, Airbus, i cili uli normat e tij të prodhimit për më shumë se një të tretën, pati deklaruar se kompania synonte të shkurtojë prodhimin në aviacionin tregtar.