Protektorat ndërkombëtar mbi sistemin juridik mund të shpëton Maqedoninë e Veriut

7

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në fillim erdhi me ambicie shumë të mëdha për të ndryshuar gjendjen e rënd që kishte kapluar vendin, dhe sado pak të punonte për “zbutjen” e gjendjes së rënd të qytetarëve të pa punë dhe të pa përfaqësuar. Premtimet e atëhershme ishin megalomane, të njëjta si premtimet e shpeshta të Kryeministrit për “Investime të huaja që do kapnin vlerën deri më 5 miliard euro”.

Nga Elmedin Memishi

Pritëshmërit e udhëheqësisë së re, dëshpëruan edhe optimistët më të mëdhenj në këtë vend, duke humbur çdo shpresë se një ditë mund ky vend të lulëzoj, siç po lulëzojnë disa vende Europiane. Kjo qeverisje, shumë pak bëri për qytetarët, për përmisimin e gjendjes ekonomike e sociale të tyre, madje me skandalet e fundit, përkundrazi, ata po e “ngulfasin” qytetarin më të thjesht, i cili me aq mundësi sa kishte, ndihmoj për ta rrëzuar regjimin e kaluar i cili tejkaloj çdo limit “e një qeverisje normale”. Dështimet e njëpasnjëshme, mos pastrimi i sistemit të drejtësisë, politizimi i çdo institucioni më të vogël, mos marrja e datës për fillimin e negociatave dhe rasti më i fundit dhe më i kthjellët “Zhvatja”, kësaj qeverie po ia rrisin të rrahurat e zemrës dhe e vendosin në një situatë aspak të lakmueshme, tërësisht të çorientuar dhe pa planë konkret se si të mbulohen dështimet dhe si të tejkalohet paaftësia politike e lidershipit qeveritar.

“Zhvatja” është duke ia humbur kredibilitetin gjithë shtetit dhe në veçanti, sistemit të drejtësisë. E pa logjikshme sesi e “e dyshuara” apo e “involvuara” në këtë rast, prokurorja Janeva, kërkon që ky rast të zbulohet, duke e ditur se edhe ajo bën pjesë në rastin i cili “shkundi” themelet e Maqedonisë së Veriut. E vetmja shpresë për vendin është Protektorati ndërkombëtar qoftë ai juridik dhe financiar apo i tërësishëm dhe asgjë tjetër. Çdo tentim për ndonjë lëvizje tjetër eventuale, do të ishte jo e besueshme, siç u bë tani Prokuroria Speciale Publike.

“Zhvatja”, seriozisht do të pengoj marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në në muajn tetor. Do të ishte një goditje e madhe dhe me pasoja shumë të rënda, nëse RMV-së i thuhet edhe njëherë JO për negociata. Nëse kjo ndodh, vendit urgjentisht do i nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare, jo pse kërkon opozita shqiptare, por vendi mund të rrëshqase në një greminë shumë të madhe, të cilën askush nuk e di sesi do përfundojë dhe kur do të përfundoj fataliteti që e pret vendin.

Loading...