Protesta e El Chekës, sulmohet vëllai i tij para protestës

93

Një incident i ka paraprirë protestës së organizuar nga familja e El Chekës. Sipas nënës së El Chekes sulmin e ka bërë Ismet Gurri, i cili ka sulmuar vëllaun e El Chekës, Blerimi Ametin. Ndërsa nuk dihet më çfarë mjeti, por në krah është gjakosur edhe nëna e tij, e cila ka ndërhyrë të largojë djalin e saj në incidentin e përfshirë midis tij dhe Ismet Gurit. Sipas dëshmitarëvenë vendngjarje, Ismet Gurri po ashtu ka grisur edhe fotografinë e vogëlushit Almir Aliu të shtypur me makinë nga Boban Iliç në Kumanovë para dy vitesh.
Menjëherë ka ndërhyrë policia, por protestuesit thonë se kanë dashur të arrestojnë vëllaun e El Chekës, Blerimi Ametin, ndërkohë që kanë mbrojtur Ismet Gurrin.
Gjithçka ka ndodhur ndërkohë që ende nuk kanë pas mbërritur kamerat. Sipas protestuesve e gjitha ka qenë e planifikuar në bashkëpunim me disa polic. Ata drejtonin gishtin tek dy prej tyre.

MARKETING 420 x 60