Protesta e opozitës, Kuvendi ndryshon orarin e seancës plenare

15

Kuvendi ka ndryshuar orarin e e nisjes së seancës së posaçme plenare të ditës së hënë. Shkak I ndryshimit të orarit është bërë protesta e paralajmëruar nga opozita e cila do të zhvillohet në ornë 20:00. Kuvendi e kishte paralajmëruar seancën e posaçme në orën 18:00, ndërsa ka vendosur që ta zhvillojë atë në orën 17:00.

Në seancën e posaçme të së hënës, Kuvendi pritet që të miratojë ngritjen e komisionit parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.Nga ana tjetër, opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e 10 kombëtare para Kryeministrisë, ku do të kërkojë largimin e kryeministrit Rama.