Protesta për Teatrin/ Rama nxjerr videon me një tjetër mesazh

12

Teka një ditë më parë shefi i qeverisë Edi Rama tha se Teatri Kombëtar do të ndërtohet pavarësisht kundërshtimit të minorancës, sot, ai ka dhënë një tjetër mesazh, duke ruajtur të njëjtën linjë.

Në faqen e tij në Facebook ai ka postuar një video nga punët e bëra të Pazari i Ri, Parku i Liqenit, stadiumi, shoqëruar me protesta dhe kundërshtime. Në fund të videos, është edhe Teatri, si është i rrënuar e si do të bëhet sipas projektit.

“MIRËMËNGJES ?

dhe me atë shprehjen popullore, “Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin”, ju uroj një ditë të mbarë?”, shkruan Rama.

MIRËMËNGJES ?dhe me atë shprehjen popullore, “Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin”, ju uroj një ditë të mbarë?

Posted by Edi Rama on Wednesday, 24 July 2019

/TopChannel/