Protestat në Bjellorusi, Lukashenko shfaqet me jelek anti-plumb dhe me kallashnikov në dorë

47

Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, u shfaq të dielën i veshur me një jelek anti-plumbi dhe me kallashnikov në dorë, derisa kanë vërshuar protestat në Minsk kundër rizgjedhjes së tij.

Videot të cilat po qarkullojnë në mediet sociale, tregojnë 65 vjeçarin duke zbritur nga një helikopter teksa zbarkoi në territorin e rezidencës së tij zyrtare.

Protestat në vend vijnë si pasojë e revoltës ndaj qytetarëve të cilët pretendojnë se i njëjti i ka manipuluar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale

Sipas rezultateve zyrtare, Lukashenko i cili ka udhëhequr Bjellorusinë për 26 vite – fitoi më shumë se 80 për qind të votave në zgjedhjet e 9 gushtit, ndërsa kundërshtarja e tij Svetlana Tikhanovskaya raportohet se mori 10 për qind të votave.

 

Bëhet e ditur se kjo është edhe dita e 15-të me radhë që qytetarët dolën për të protestuar kundër rizgjedhjes së Lukashenkos.