Pse mjekët e murtajës mbanin ato maska të çuditshme?

5

Epidemia e parë e konfirmuar e murtajës në histori është ajo Justiniane, e cila zgjati nga 541-750 dhe zhduku midis një çerek e gjysmë të popullsisë njerëzore në botën e atëhershme të njohur, ose rreth 50 milionë njerëz.

Përhapja e murtajës vazhdoi nga shekulli 15 deri në shekullin 19, me 100 shpërthime të reja epidemike në Evropë, duke shkaktuar rreth 200 milionë të vdekur.

MARKETING 420 x 60

Si gjithmonë në kohë krize, njerëzit iu drejtuan kishës dhe mjekëve.

Për ironi, këto të fundit rritën ndjenjën e njerëzve për tmerrin, duke bredhur rrugëve me pallto të zeza të gjata dhe maska të frikshme zogjsh me sqep të gjatë.

Megjithatë, ekzistonte një arsye e mirë (megjithëse e rremë) për këtë.

Edhe pse e çuditshme, pothuajse çdo pjesë e maskës kishte një funksion.

Ajo daton nga shekulli i 17-të dhe është dizajnuar nga Charles De Lorme, një mjek i oborrit mbretëror francez dhe mjek i preferuar i familjes Medici.

Për të mbrojtur veten gjatë trajtimit të pacientëve me sëmundje ngjitëse, ai krijoi një kostum të përbërë nga një pallto të gjatë deri në kyçin e këmbës dhe një maskë zogu me sqep, doreza, një kapelë dhe çizme.

Një shkop druri gjithashtu përdorej shpesh për të inspektuar pacientin pa e prekur. Çdo gjë ishte e mbuluar zakonisht në dyllë.

Kostumet u përdorën për herë të parë në Paris dhe më vonë edhe në të gjithë Evropën.

Rëndësia e sqepit të një shpendi

Maska kishte syze qelqi dhe një sqep të rrumbullakosur si zogu.

Sqepi ishte i zbrazët brenda dhe në praktikë mbushej me substanca me erë të fortë – qelibar, balsam limoni, nenexhik, karafil, tinkturë opiumi… Qëllimi i maskës ishte mbrojtja nga ajri i keq, i cili atë kohë mendohej se ishte shkaktari i sëmundjes.

Era e keqe që përhapej rreth të sëmurëve gjithash tu konsiderohej të ishte bartës i murtajës, dhe mjekët besonin se erërat e forta mund të parandalonin.

Bimët e vendosura në sqepin e maskës vepruan si një filtër që, besonin ata, pastronin ajrin para se mjekët ta thithnin atë.

Si transmetohet murtaja?

Murtaja ose “vdekja e zezë” shkaktohet nga një bakter i transmetuar nga një plesht i brejtësve te njerëzit. Gjithashtu, mund të përhapet përmes kontaktit fizik, si dhe teshtitje dhe kollitje nga personat e infektuar.

Murtaja nuk transmetohej nga ajri, por mjekët e kohës nuk e dinin, dhe në fakt kishte pak që mund të bënin për të ndihmuar të sëmurët.

Kjo është arsyeja pse, deri në ardhjen e antibiotikëve modernë dhe zbulimin e baktereve, murtaja ishte kaq vdekjeprurëse. /KP/

Loading...