PSP-ja kërkon dënimin për Llatasin dhe vëllezërit të tij

19

Në Gjykatën penale në Shkup PSP-ja sot ka thënë fjalët përfundimtare në rastin “Lëndina”, ku personat Dragan Pavloviq –Llatas, Sërgjan Pavloviq dhe Zvezdan Pavloviq akuzohen për ndërtim pa leje të tre vikend-shtëpizave në Zelenikovë. Prokuroria Speciale Publike kërkon nga Gjykata që të akuzuarit të shpallen fajtor për kryerjen e veprës penale ndërtim i paligjshëm si dhe tu merren vikend-shtëpizat.

“Është e qartë se të akuzuarit kanë filluar ndërtimin e shtëpive shumë më herët, para se të kishin leje ndërtimi, ndërsa punimet, pjesa më e madhe e tyre ishin kryer që në dhjetor të vitit 2012 “, thonë mes tjerash nga PSP-ja në fjalët përmbyllëse.

Nëse dënohet, Llatasit dhe vëllezërve të tij u kërcënohet gjobë, por edhe burgim deri në një vit. Pasi të akuzuarit të thonë fjalët e fundit, gjyqtarja Maria Kletniçka pritet të shpallë vendimin.