Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva më 16 tetor ka hapur pushimin mjekësor, kanë informuar nga PSP-ja.
Prokurorja Katica Janeva më 15 korrik përmes njoftimit e ka informuar publikun se do të japë dorëheqje të parevokueshme, deri në zgjedhjen e pasardhësit të saj. Ditën e njëjtë, Prokuroria për ndjekje dhe krim të organizuar ka hapur procedurë hetimore për rastin “Reket”, me çka Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski kanë qenë të dyshuar dhe janë arrestuar duke u lënë kështu në paraburgim.
Ditën e njëjtë me urdhër të Prokurorisë për ndjekje dhe krim të organizuar i është konfiskuar celulari Katica Janevës, mirëpo deri tani ajo nuk është e dyshuar për rastin.