PSP mbetet pa para, mjetet e tyre dedikohen për mbajtjen e zgjedhjeve

10

Prokuroria Speciale Publike mbeti pa para për vitin e ardhshëm pasi që me amendament në Kuvend paratë për këtë institucion shkuan për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Ne shqetësim pranuam informacionin se në seancën e Komisionit për financimin dhe buxhet të Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë unanimeu votua amendament i Buxhetit për vitit 2020 ku paratë e parapara për PSP-në barten dikund tjetër, më saktësisht në zbatim të zgjedhjeve të parakohshme kuvendare”, shprehen nga PSP.

Sipas tyre kjo është shkelje ligjore dhe po pyesin se çfarë mesazhi përcillet për personat të cilët kanë vendosur të luftojnë korrupsionin e lartë në shtet.

“Ju bëjmë apel që të respektojnë ligjet dhe amendamenti joligjor, që prek autonominë e pavarësisë financiare të kësaj Prokuroria, të hiqet”, shprehen nga PSP.