Saturday, April 16, 2022
Ballina Politikë Maqedoni PTHP do të ngrit ankesë për vendimin për zyrtarët e Komunës së...

PTHP do të ngrit ankesë për vendimin për zyrtarët e Komunës së Tetovës

19

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit paralajmëron ankesë kundër vendimit të sotëm nga gjykatësi i procedurës paraprake për tetë personat, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave në lidhje me legalizimin e paligjshëm të tokës ndërtimore në Tetovë.

“Propozimi i Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për shqiptimin e paraburgimit për gjashtë të dyshuarit nuk është pranuar. Gjykatësi i procedurës paraprake urdhëroi që katër të dyshuarit tu caktohet masa e arrestit shtëpiak, ndërsa njërit prej të dyshuarve iu caktua masa e kujdesit. Për dy personat për të cilët prokuroria ka propozuar masa të kujdesit, gjykata do të vendosë të nesërmen pasi që personat të paraqiten para gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet në deklaratën e PTHP-së.

Nga atje informojnë se pas marrjes së njoftimin nga policia gjyqësore për urdhrin për arrestimin dhe kontrollimin e shtëpisë së të dyshuarit të parë, i cili nuk është i disponueshëm për organet e zbatimit të ligjit, nëse gjyqtari i procedurës paraprake në në pajtim me kompetencat e tij i caktoi masën e paraburgimit, prokuroria do të lëshojë urdhrër për arrest kombëtar dhe ndërkombëtar.