Pushteti dhe opozita në Maqedoni me pikëpamje të kundërta për anulimin e lustrimit

13

Sipas LSDM-së dhe BDI-së, me ligjin për shfuqizimin e lustrimit, viktimat e dëmtuara të procesit të lustrimit të urdhëruar, gjë që u dëgjua edhe në “bombat”, do të fitojnë drejtësi.

Dëmi i bërë në atë kohë shumë vështirë dhe shumë dhimbshëm do të rikuperohet. Fatkeqësisht këto janë mbetjet, është një faturë e dorëzuar, si në lidhje me lustrimi, ashtu edhe për shkeljet e të drejtave të njeriut, që shteti tani i paguan, 2.5 vjet pasi VMRO-DPMNE nuk është në pushtet – deklaroi Kostadin Kostadinov, LSDM.

Konsideroj që procesi i lustrimit është bërë gjah pas shtrigave, dhe për fat të keq, nuk i dha efektet e dëshiruara, për këtë konsideroj që edhe këtu në Kuvend, do të ketë mbështetjen përkatëse. Duhet të adresohet çështja për të gjithë ata që kanë qenë viktima dhe ata që janë shtypur nga ish sistemi, që të marrin një lloj kompensimi për viktimën që e kanë pasur nga pushtetet e mëhershëm – tha Grubi.

Nga ana tjetër, VMRO DPMNE vlerëson që pushteti po përpiqet të miratojë një ligj skandaloz.

Në mënyrë skandaloze propozohet amnisti për spiunët, ata që ishin të lustruar dhe shfuqizim i lustrimit të njëjtë, që nënkuptonte pastrim nga anët e errëta të komunizmit -u shpreh Aleksandar Nikollovski- VMRO DPMNE.

BESA nuk mendon që Qeveria duhet që me një propozim ligj të gjithë procesin e lustrimit ta shpallë të pavlefshëm.

Personat që kanë bashkëpunuar me shërbimet nuk duhet të jenë në parlament, qeveri, gjyqësor dhe prokurori e jo të jetë gjah shtrigash i kundërshtarëve politikë, pasi nga kjo nuk ka asnjë leverdi -u shpreh Fadil Zendeli, BESA.

Qeveria po propozon ligj me të cilin do t’i shpallë të pavlefshme të gjitha aktet juridike të lustrimit, ndërsa personat e lustruar do të kenë të drejtën të kërkojë dëmshpërblim nga shteti. /Alsat M/