Saturday, April 16, 2022
Ballina Politikë Maqedoni Qeveria do ta nominojë ministren Deskoska për anëtare të Komisionit të Venedikut

Qeveria do ta nominojë ministren Deskoska për anëtare të Komisionit të Venedikut

27

Ministrja aktuale e Drejtësisë, Renata Deskoska do të nominohet si përfaqësuese e Maqedonisë në Komisionin e Venedikut pranë Këshillit të Evropës.

Deskoska në ‘Facebook’ sqaroi se nuk ka konflikt interesash për atë se Qeveria nominon anëtare të saj për funksion në Komisionin e Venedikut.

“Vendet që shpesh herë dërgojnë mendim në Komisionin e Venedikut, zgjedhin të nominojnë ministra, zëvendësministra apo sekretarë shtetërorë nëse të njëjtit i përmbushin kushtet për shkak të bashkëpunimit më të drejtë me komisionin”, shkroi Deskoska.

Ajo shtoi se nga janari, pas skadimit të anëtarit aktual të Komisionit të Venedikut të Maqedonisë, do të mund të kontribuojë në harmonizimin e legjislacionit të Maqedonisë me atë evropian.