Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndan gjashtë milionë denarë për Australinë

28

Maqedonia e Veriut do të sigurojë gjashtë milion denarë ndihmë për Australinë, e cila për disa muaj është goditur nga zjarret e mëdha.

“Qeveria në seancën e saj vendosi të aprovojë fonde nga rezervat e buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 në shumën prej 6.000.000 denarë për të ofruar ndihmë për viktimat nga zjarri në Australi”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.