Qeveria franceze dritë jeshile për ratifikim të Protokollit për anëtarësim të vendit në NATO

15

Qeveria franceze në seancën e sotme të Këshillit të ministrave e ka shqyrtuar Propozim Ligjin për ratifikim të Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, dhe me këtë i ka dhënë dritë jeshile. Propozim Ligji u prezantua nga ministri për Evropë dhe Politikë të Jashtme të Francës.

Pas shqyrtimit nga Këshilli i ministrave, Protokolli për anëtarësim të vendit në NATO do të dorëzohet në procedurë kuvendare të mëtejshme ku duhet të votohet nga Senati dhe Kuvendi Kombëtarë i Francës./Alsat/

Loading...