Qeveria mbante mbledhjen në Kumanovë, protestuesit brohoritnin: Vetëm Maqedoni, asnjëherë e Veriut

23

Derisa Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbledhjen e 171-të e mbajti në Kumanovë, mbrëmë, jashtë objektit ku mbahej mbledhje protestuan anëtarët e Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së Kumanovë.

Ata thonë se Kumanova nuk ka pasur vëmendjen e Qeverisë gjatë këtyre dy vite e gjysmë.

Anëtarët e VMRO-DPMNE me brohoritje ‘vetëm Maqedoni, asnjëherë e veriut’ aluduan në ndryshimin e emrit të shtetit që e bëri kjo Qeveri.

Ndryshe, mbrëmë në Kumanovë ishin ministra dhe prezantuan masa qeveritare dhe projekte të ndryshme. Sipas Qeverisë, arsyeja e mbajtjes së mbledhjeve në qytete të ndryshme është që të jenë më afër qytetarëve.