Qeveria teknike, VMRO nuk heq dorë nga Kovaçki

31

Deri më 2 janar, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski të propozojë një emër të ri për ministrin teknik të brendshëm. Këtë ia ka thënë kryeministrit Zoran Zaev, në një bisedë telefonike kryetarit të VMRO-DPMNE-së.

 LSDM

“Kandidatët e tjerë janë të pranueshëm, sepse nuk janë të paditur. Ne presim që për MPB-në, të propozojnë një kandidat tjetër deri më 2 janar. Propozimi i Dragan Kovaçkit është në kundërshtim me nenin 97, të Kushtetutës i cili parashikon një shef i mbrojtjes, ose i policisë të ketë civil të paktën tre vjet para se të zgjidhet”.

Por, nga VMRO-DPMNE për Alsat thonë se ata mbeten në qëndrimin e tyre, që Kovaçki të jetë ministri i ri i brendshëm.

 VMRO-DPMNE

“Është e qartë dëshira e LSDM-së, për të ikur nga zgjedhjet dhe për të kundërshtuar profesionalizmin. Kur LSDM-ja interpreton Kushtetutën, përveç pamjes së pjesshme të gjërave, është mirë t’i referohet nenit 23 të Kushtetutës”.

Jozyrtarisht ata thonë se në nenin 23 thuhet se çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në funksion publik, por edhe shtojnë se ato nuk do të rrezikojnë zgjedhjen e një qeverie të re.

VMRO-DPMNE për ministre të punëve dhe politikës sociale e emëroi Rashella Mizrahin, për financa Gordana Dimitireska, Cvetan Tripunovski për bujqësi dhe Nevenka Stamenkovska për shoqërinë informatike dhe administratë. Më 3 janar, Kryeministri Zaev do të duhet të japë dorëheqjen dhe të formojë një qeveri teknike, në mënyrë që të plotësohen afatet e përcaktuara nga Qeveria e Përzhinos, përkatësisht Ligji për Qeverinë, që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 12 Prill. /Alsat M/