Qytetarët e armatosur mbrojnë dyqanet nga grabitësit mes protestave të shkaktuara nga vdekja e burrit me ngjyrë në SHBA

403

Qytetarët e armatosur në Minneapolis bënë roje kundër grabitësve që shkatërruan qytetin të mërkurën, natën kur vdiq George Floyd.

Dy burra me mjekër dhe me pushkë të gjata i thanë një reporteri në Minesota, se ata mbështetën protestat, por jo dhunën që erdhi nga protestuesit, transmeton Telegrafi.

Ata thanë se një ditë më parë ata u shfaqën të armatosur në vendin e protestës, ku Floyd, një person me ngjyrë, vdiq pasi një oficer policie i bardhë i Minneapolis i vendosi gjurin e tij në qafë, deri sa ai humbi vetëdijen dhe vdiq më vonë në spitalin aty afër.

Protesta të qeta dhe të dhunshme në disa vende të SHBA-së kanë shpërthyer mbrëmjen e së mërkurës, me ç’rast edhe shumë grabitës u futën nëpër dyqane me dhunë.

Protesta kishte edhe në zonën e 3-të të Departamentit të Policisë së Minneapolis, ku katër policët e përfshirë në vdekjen e Floyd besohet se janë duke punuar aty.

Dhe për momentin të katër policët janë pushuar nga puna.